Prezenca e Iipideve në kuadër të membranës qelizore
Lipidet përfshin rreth 50% të masës së përgjithshme të membranës qelizore. Te shumica e qelizave shtazore 1cm e membranës qelizore përmban 5-10 molekula të lipideve, ose qelizat me madhësi mesatare në membranën e vet posedojnë 10 molekula lipidike. Mbështjellësit lipidor të membranave qelizore, quhen amñpatike, që domethënë se ato përbëhen prej mbështjellësit dy shtresorë lipidor.
Në kushte të ambientit ujor lipidet formojnë mbështjellësin lipidor dy shtresorë, në të cilin skajet hidroñle të molekulave janë të kthyera kah ana e jashtme (nga ambienti ujor), kurse ato hidrofobe janë të orientuara kah ana e brendshme e mbështjellësit dy shtresorë. Mbështjellësi lipidor dy shtresorë ka trashësi prej 2-4 mm dhe përbën strukturën bazike të membranës. Ajo posedon anën hidroñle dhe atë hidrofobe.