Suspenzioni
Këtu thërrmijat janë më të mëdha dhe më të rënda se te koloidet, mu për këtë ato bien në fund të solucionit. Në një organizëm të gjallë membrana e qelizës funksionon si membranë gjysmë lëshuese (gjysmë penneabile) dhe procesi i osmozës luan rol të rëndësishëm në kontrollimin e shpërndarjes së ujit.
Shtypja osmotike e solucionit, është shtypje me të cilën uji tërhiqet në brendinë e membranës qelizore, gjysmë lëshuese. Sa më i përqendruar të jetë solucíoní (me më tepër kripëra) aq më e madhe do të jetë shtypja osmotike.
Membrana gjysmë përshkuese (semipermeabile) e qelizës është mjaftë selektive d.m.th. sepse ajo i zgjedh lëndët që mund të hynë dhe të dalën nëpër membranë, ajo lejon kalimin e disa molekulave dhe pengon të tjerat.
Për tu mbajtur forma normale e qelizë-s (si p.sh. vëllimi i eritrociteve që është i varur nga niveli i shtypjes osmotike jashtë membranës së sajë), ajo duhet të qëndrojë në solucion izotonik (barabartë brenda dhe jashtë qelizës).