ad

Thursday, April 2, 2015

Paraqitia dhe përciellia e impnulsit nervor

Paraqitia dhe përciellia e impnulsit nervor

Nën ndikimin e veprimit të jashtëm të membranës, vjen deri te lëshimi i madh i joneve në membranën qelizore, e cila paraqet ndryshueshmërinë e potencialit membranor të atij vendi. Kjo ndryshueshmëri lokale e potencialit membranor i hap kanalet (fletëzat) e brendshme të joneve të K, gjatë së cilës shkaktohet rrjedhshmëria e joneve të Na në qelizat, dhe zmadhojnë ndryshueshmërinë e potencialit membranor. Kur ndryshueshmëria e potencialit membranor të membranës e arrin vlerën që i përshtatet situatës së mbisundimit të joneve të K, domethënë vlerën prej 50 mv, atëherë arrihet që membrana nga brenda të depolarizohet. Me depolarizimin e saj nga brenda, vjen deri te bllokimi i kanaleve të brendshme, gjatë së cilës vjen deri te ndërprerja e depërtimit të joneve të Na. Në atë rast potenciali membranor kthehet në vlerën paraprake (repolarizimi i membranës). Por, ndryshueshméria C potencialit membranor atëherë paralajmëron aktivizimin e kanaleve tjera me voltazh membranor dhe depolarizimin lokal të membranës qelizore.

Me anë të këtyre proceseve arrihet deri te formimi i impulseve nervore, që përhapet përgjatë gjithë membranës qelizore.