ad

Wednesday, April 1, 2015

Enzimat

Enzimat

Enzimat janë katalizatorë biologjik, që sintetizohen nga gjallesat. Me anë të enzimave në qelizë zhvillohen reaksionet biokimike shumë të shpejta në një temperaturë shumë të ulët siç është temperatura e trupit. Enzimat mund të përshpejtojnë vetëm ato reaksione biokimike, të cilat edhe pse ngadalë mund të kryhen edhe në mungesë të tyre. Ato janë në gjendje të veprojnë si katalizatorë jo vetëm në qelizat ku formohen, por edhe jashtë tyre. Reaksionet në të cilat marrin pjesë enzimat, përbëjnë bazën e të gjitha dukurive jetësore.