TRANSPORTIMI I MAKROMOLEKULAVE DHE PARTIKULAVE
Qeliza është në gjendje që të shkëmbejë me ambientin e jashtëm makromolekula dhe partikula (thërrmija), deri në madhësi të mikrometrit. Ky proces i shkëmbimit masiv të molekulave të mëdha dhe partikulave që kryhet me ndihmën e vezikulave të posaçme, quhet citoze.
Transporti vezikular i membranës apo citoza është proces i transportimit të makromolekulave dhe i thërrmijave apo partikulave.
Transporti vezikular bën bartjen e molekulave me vëllime më të mëdha si p.sh. grimcat e mëdha të proteinave dhe molekulat polare nëpër membranën qelizore, këtu mund të përmendim edhe gëlltitjen e baktereve nga leukocitet (bakteret që invadojnë organizmin), ose gjatë tajimit, sekretimit të hormoneve proteinike nga qelizat endokrine. Varësisht nga procesi i transportit të materialit përmes qelizës, transporti vezikular (citoza) mund të jetë i natyrës së: egzocitozës, endocítozës, pinocitozës, fagocitozës dhe transcitozes. Ky është lloj i dytë i transportit aktiv, por, në këtë rast bartës është vetë membrana e qelizës. Për t'u kryer transporti mes lëngut jashtëqelizor dhe atij brendaqelizor, këto grimca të mëdha mbështillen me një membranë (qese) të vogël (vezikulė).