l.l. KIMIA STUDION MATERIEN
Kimia është shkencë që studion materien, karakteristikat, përbërjen dhe translorniimet e saj. Çka është materia? Materia është çdo gjë që ka masë dhe zë hapësirë. Nocioni masë i referohet sasisë së materies të pranishme në mostër. Materia përfshinë të gjitha gjësendet e gjalla dhe jo të gjalla që mund te shihen (sikurse bimet, toka, dhe shkembinjte) dhe gjësendet që nuk mund të shihen (sikurse ajri dhe bakteret). Format e ndryshme të energjisë sikurse nxehtësia, drita dhe elektriciteti nuk konsiderohen si materie. Megjithatë, kimistët duhet ta marrin parasyshe energjinë po aq sa edhe materien, sepse gati të gjitha ndryshimet që pëson materia përfshijnë lirimin apo thithjen e energjisë (kapitulli 4). Fusha e kimisë është jashtëzakonisht e gjerë dhe ajo prek çdo aspekt të jetës. Shufra e hekurit të ndryshkur, torta e pjekur, diagnoza dhe trajtimi i sulmit në zemër, motori reaktiv i aeroplanit, tretja e ushqimit, që të gjitha bien brenda sferës së kimisë. Çelësi për ti kuptuar proceset e tilla të ndryshme është të kuptuarit e natyrës themelore të materies, e eila është ajo që tani e trajtuam.