1.2. GJENDJET FIZIKE TE MATERIES
Te gjithe materiet te paktën në parim, mund të ekzistojë në tri gjendje agregate: të ngurte, të lenget dhe te gazte. Subtancat e ngurta janë trupa te ngurtë me formë të caktuar. Lëngjet janë fluide dhe mbajn formen ne enes në të cilën ndodhen. Gazet poashtu janë fluide, por për dallim nga lëngjet ata nuk kanë vëllim të caktuar. Të tri gjendjet e materies mund të shndërrohen në njëra tjetrën pa ndryshuar përbërjen e substancës. Gjatë ngrohjes, substanca e ngurtë (p.sh. akulli) shkrihet duke forumuar lëng (ujin). (Temperatura në të cilën ndodh ky kalim quhet temperaturë e shkrirjes). Me ngrohje të mëtejshme lengu do të shndërrohet në gaz (ky shndërrim quhet temperature e vlimit të lëngut). Nga ana tjetër, duke e ftohur një gaz ai do të kondenzohet duke u shndërruar në lëng. Nëse Iëngu ftohet më tej ai ngrin dhe kalon në gjendje të ngurtë. Në fig. 2.1. janë paraqitur të tri gjendjet agregate të ujit nese vetitë e ujit janë unike në mesin e substancave të zakonshme sepse molekulat duhet theksuar gjendje të ngurtë në gjendje të lëngët janë më të ngjeshura se ato në gjendje te ngurta.