KODI GJENETIK
Kodi gjenetik - bartës i informatave trasheguese
Kod gjenetik paraqet një varg informatash të koduara ose direktiva për t’u filluar ose për t'u ndaluar procesi i translacionit (përkthimit) të proteinave. Kodi përbëhet prej bazave nukleotide të ADN-së, i cili përcakton strukturën dhe funksionin e organizmit në përgjithësi. Këtu bazat e radhitura të gjenit përkthehen në vargje të aminoacideve (strukturë proteinash). Sistemi i kodimit të translacionit prej një vargu të nukleotideve (ARN-i) në varg të aminoacideve (proteina) përdor një kod të përbërë prej 3 bazave të ashtuquajtura-kodon (janë të njohura 64 lloje të kodonëve). Bazat diktojnë grumbullimin e aminoacideve me një rregull të caktuar për sintezën e një vargu speciñk polipeptidik. Gjashtëdhjetë (60) prej gjashtëdhjetë e katër (64) kodoneve, kodojnë për aminoacidet specifike, ndërsa tre prej tyre, shërbejnë si shenja të stopit (ndal), ose si stop kodone (nonsense kodon) si p.sh UAA, UGA dhe UAG, të cilët janë të nevojshme për ta përfunduar translacionin nga se ato veprojnë si përfundimi i fundit të fjalisë. Kjo është koha kur ARN-r, lëshon vargun e kryer polipeptidik të proteinave. Po ashtu kemi edhe një AUG, për kodin nismëtar universal, që shërben si sinjal për të filluar, kodon për aminoacidin metioninë tek qelizat eukariote. Kodi nismëtar shënon vendin në ARN-i (m-ARN) ku duhet të fillon përkthimi. Kështu që, mesazhi (informacioni) fillon dhe bën leximin korrekt të lajmit (informacionit). Dihet se më tepër se një kodon (triplet bazash) mund të specifikoi për një aminoacid si p.sh aminoacidi fenilalaninë, kodohet me anë të bazave UCC dhe UUU, ndërsa aminoacidi tirozinë speciñkohet nga radhitja e ADN -së ATG dhe ATA.
Për aminoacidet që kanë më tepër se një kod, dy bazat e para të kodit (tripletet) janë të njëjta, ndërsa baza e pozitës së tretë mund të jetë e ndryshme.