Replikacioni (sinteza, dyfishimi) i ADN-së
ADN-ja ka aftësi të shumëfishohet, në disa pjesë të sajë, në të njëjtën kohë, me një dyfishim ekzakt, që ndodh para ndarjes së vetë qelizës. ADN-ja e vjetër me spiralen e dyfishtë, shpaloset nga enzima helikazë (zgjidhen lidhjet e dobëta në mesin e dy bazave) për tu formuar dy spirale të veçanta të reja të ADN-së. Çdo njëra prej të vjetrave luan rolin e templetit (kallëpit), të cilët shfrytëzohen si spirale instruktore për sintezën e spirales së re të ADN-së. Gjatë ndarjes së bërthamës (qelizës) ose mejozës dhe rnitozës (në profazë) ndodh dyfishimi i kromozomeve prindërore. Në këtë rast molekula e vjetër e ADN-së ndahet në dy spirale, njëra prej këtyre me gjithë çiftin e bazave të brendshme, zhvendoset dhe largohet pak prej spirales tjetër. Pastaj të dy spiralet e ndara me anë të lidhjeve të bazave organike të brendshme, fillojnë t'i tërheqin (marrin) bazat purine dhe pirimidine të rrethit, po ashtu dhe pentozën e acidit fosforik, nga ambienti bërthamor ose qelizor për të formuar spiralen e dytë në përputhje me strukturën e bazave që përmbajnë. Kështu që prej një molekulë të ADN- së (një kromozomi) formohen dy molekula të ADN-së homologe (2 kromozome homologe) nënë-bijë. Çdo njëra prej këtyre 2 molekulave përmban nga një spirale prinderore (të vjetër ose origjinale) dhe një spirale të re (këtu bëhet fjalë për dyfishimin e vargut origjinal të ADN-së), pastaj çdo njëra prej këtyre rimbështillet për të formuar një heliks të dyfishtë, si konñguracion i përbërë prej 5 histoneve (proteinave) për të formuar kromozomin.
Nukleidet e reja të vendosura brenda bërthamës u bashkëngjiten bazave të ekspozuara të çdo spiraleje të hapur, si p.sh. C i bashkëngjitet G dhe A me T.