ad

Tuesday, March 24, 2015

Vetitë periodike të elementeve

Vetitë periodike të elementeve

Ngarkesa efektive e bërthamës. Siç pamë, konfiguracioni elektronik i elementeve tregonte një varësi periodike me rritjen e numrit atomik. Këtu do të shqyrtojmë se si konfiguracioni elektronik shpjegon ndryshimin periodik të vetitë fizike dhe kimike të elementeve. Fillimisht do të nisim me nocionin e ngarkesës efektive të bërthamës.

Ngarkesa e bërthamës (Z) është thjesht numri i protoneve në bërthamën e një atomi. Ngarkesa efektive e bërthamës (Zef) është madhësia aktuale e ngarkesës pozitive që "përjetohet" nga një elektron në atom. Për arsye se hidrogjeni ka vetëm një elektron, është atomi i vetëm në të cilin ngarkesa e bërthamës dhe ngarkesa efektive e saj janë të njëjta. Në të gjithë atomet tjerë, elektronet në të njëjtën kohë tërhiqen nga bërthama dhe shtyhen me njëri tjetrin. Ky fenomen është i njohur si hijezím (mbrojtje). Në atomin me m'e' shumë elektrone një elektron është pjesërisht i hijezuar (mbrojtur) nga ngarkesa pozitive e bërthamës nga elektronet tjera në atom.